Një 24-vjeçar, është vënë në pranga nga Policia e Korçës pasi ka kërcënuar me jetë ish-të dashurën e tij. Sipas njoftimit zyrtar, Erigest Shkëmbi është arrestuar pas kallëzimit të bërë nga shtetasit: E.D, 25 vjeç, banues në Korçë si dhe J.S, 20 vjeç, banuese në fshatin Voskop, të cilët deklarojnë se në lagjen 3 në Korçë, janë kanosur me fjalë dhe kërcënuar me jetë nga Shkëmbi.
Ky pretendon se ka pasur një lidhje dashurie më parë me 20-vjeçaren. Kjo shtetase, është kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme, me telefon si dhe nëpërmjet rrjetit social Facebook, nga 24- vjeçari. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Kanosja”.
(m.k/BalkanWeb)