SERBI
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka zhvilluar një takim me peshkopët serb të Kosovës në një sesion të Kishës Ortodokse Serbe, ku kanë diskutuar lidhur me çështjen e Kosovës dhe taksën. Gjatë takimit, i cili mësohet të ketë zgjatur rreth 2 orë, Vuçiç është shprehur se do vazhdojnë të luftojnë për të mirën e popullit serb.
Patriku Irenej si përfaqësues i Kishës Ortodokse ka vlerësuar qëndrimin e Vuçiç duke e cilësuar thuajse historike veprimtarinë e tij në luftën dhe çështjen e Kosovës. “Unë e admiroj dhe i lutem Perëndisë për t’i dhënë atij fuqi dhe urtësi për të kryer rolin e presidentit në mënyrën më të mirë të dobishme”, ka deklaruar Irinej.
Sipas tij, situata në Kosovë është shumë e vështirë, dhe është shumë e pasigurt se si do të arrihet një zgjidhje për këtë çështje.