Vendimi i Aleksander Vucicit për të rikthyer në pushtet dhe qeveri Aleksander Vulinin e sanksionuar nga SHBA-të ka nxitur reagime të shumta. Nga Departamenti Amerikan i Shtetit kanë thënë se janë të zhgënjyer të shohim emrat e dy të sanksionuarve që janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re të Serbisë, shkruan Gazeta Express.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe profesori amerikan që ndjek zhvillimet politikë në rajon, Daniel Serwer.

Profesori amerikan ka thënë se “Vulin është gishti i mesit të Aleksander Vucicit”.

Aleksander Vulin ishte vendosur nën sanksionet amerikane pas sulmit të ndodhur në Banjskë dhe Vuçiq ishte detyruar ta shkarkojë nga pozita e shefit të BIA-s.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb