TIRANE
Linda Halimi u bë nënë e një vajze rreth 3 muaj më parë. Ajo dhe bashkëshoeri i saj e pagëzuan vogëlushen me emrin e vecantë. me Kaimana. Askush nuk e zbuloi shtatzëninë e saj deri në momentin që e vogla erdhi në jetë.
Sigurisht me detajet e pritjes së ëmbël, të gjithë fansat dhe ndjekësit e saj u njohën pasi lindja kishte ndodhur. Por videon më të veçantë Linda Halimi e publikoi ditën e djeshme.
E shtrirë në krevatin e lindjes, teksa qëndron në pritje të momentit të madh, këngëtarja shfaqet duke interpretuar këngën e Ariana Grande ‘God is Woman’.
“Momenti i lindjes, dita kur e gjithë jeta ime ndryshoi përgjithmonë. Momentet para se Kaimana të bekonte jetën tonë me praninë e saj. Kjo është dita që përjetova frikën, ankthin, lumturinë, dashurinë më të madhe që ka njohur njerëzimi. Isha padyshim në gjendje të tmerrshme në çdo aspekt, qoftë fizik apo emocional. U përpoqa që ta bëja momentin e fundit të shtatzënisë argëtues dhe kjo këngë e Arianës më dha një ndjesi krenarie dhe dinjteti që se kisha ndjerë më parë. Zoti është padyshim një femër. 1 mars 2019”,-shkruan Linda në postimin e saj.
(BalkanWeb)