KORCË
Korça është tronditur sërish nga lëkundje sizmike, pas 6 tërmeteve që kanë rënë sot në mëngjes në rrethin jug-lindor të vendit.
Nuk dihet sesa i fuqishëm është tërmeti, ndërsa lëkundjet kanë rritur frikën në mesin e qytetarëve. Bëhet me dije se gjatë ditës së sotme në Korçë ka pasur vazhdimisht lëkundje sizmike.
Qyteti i Korçës u godit ditën e sotme nga 6 tërmete, duke lënë dhjetëra banesa të shkatërruara. Ndërkaq, 4 persona janë plagosur, të cilët për fat të mirë janë jashtë rrezikut për jetën.
Tërmeti më i fuqishëm goditi fshatin Flloq, me një fuqi goditëse 5.3 ballë. Në këtë fshat kishte dëme të shumta materiale dhe banesa të shkatërruara.
(d.xh/Balkanweb)