Një shpërthim i fuqishëm në qytetin jugor suedez të Linkoping të premten ka dëmtuar ndërtesat dhe ka plagosur 19 persona.
Shkaku i shpërthimit mbetet i paqartë, ndërsa për rastin ka nisur edhe hetim penal. Zëdhënësi i policisë Bjorn Oberg deklaroi se shpëthimi ishte kaq i fuqishëm, saqë janë dëmtuar edhe dritaret, raporton “Reuters”.
Autoritetet rajonale thanë në një deklaratë se 19 persona kishin pësuar lëndime të lehta në shpërthim dhe se Universiteti Linkoping si dhe objektet e tjera mjekësore në zonë ishin thirrur për të ndihmuar në kujdesin e të lënduarve.
(d.xh/Balkanweb)