TIRANË
Pak minuta pasi policia hodhi gaz lotsjellës e ujë me presion për të larguar protestuesit nga parlamenti dhe pas thirrjes së Presidentit të Republikës Ilir Meta, PD ka tërhequr protestuesit.
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi ka shkuar pranë protestuesve duke iu bërë me shenja e duke iu kërkuar të tërhiqen nga parlamenti.
Gazetari Erjon Skëndaj raportoi ‘live’ se prania e gazit lotsjellës është e madhe në zonë. Por me gjithë thirrjet e Bardhit dhe gazin lotsjellës, protestuesit vijojnë të qëndrojnë tek parlamenti.
Një pjesë e protestuesve është larguar në drejtim të rrugës së Elbasanit, një pjesë drejt selisë së PD.
(m.k/BalkanWeb)