Kombëtarja e moshave e drejtuar nga Alban Bushi ka fituar edhe përballjen e dytë në sfidën e luajtur kundër Uellsit në “Niko Dovana” të Durrësit. 21-vjeçarët kuqezinj kanë tronditur bashkëmoshatarët e tyre britanikë që në pjesën e parë, kur sulmuesi i Olimpiakosit, Emiliano Bullari, dhe mesfushori i Partizanit, Esat Mala, vulosën rezultatin 2-0 në këtë fraksion loje përkatësisht në minutat 8-të dhe 15-të.
Në pjesën e dytë Bushi ka kryer disa ndërrime, dhe një prej tyre ka qenë Armando Broja, 18-vjeçari që luan me ekipin U-18 të Çelsit, që sikundër në sfidën e parë, ka gjetur sërish rrugën e rrjetës ndaj Uellsit, duke realizuar në minutën e 69-të, golin e tij të tretë në këto dy sfida. Në kohën shtesë, Uellsi ka ngushtuar diferencat me Ljuis.
(Balkanweb)