Punimet për kompleksin e katër pallateve 5 katëshe në Kodër Vilë vijojnë të kundërshtohen me forcë nga banorët e zonës. Pasi humbën betejën ligjore banorët i janë drejtuar me një kërkesë Inspektoriatit të ndërtimit pranë Bashkisë së Durrësit, pasi e konsiderojnë të rrezikshëm ndërtimin e kompleksit në Kodër Vilë.
Me frikën për rrëshqitjen e tokës e shembjen e shtëpive të tyre, banorët apelojnë strukturat përkatëse të marrin masa për të parandaluar një tragjedi të mundshme.
Prishja e kurorës së gjelbër në zonën e Kodër Vilës në Durrës për ndërtimin e 4 pallateve ka përplasur prej muajsh banorët me specialistët e fushës dhe ata të bashkisë së Durrësit. Fillimisht banoret nisën një betejë ligjore dhe gjykata e shkallës së parë dha vendim pezullimin e punimeve për ndërtimin e 4 pallateve.
Por në Gjykaten e Apelit ndodhi krejtësisht e kundërta pasi i dha të drejtë firmës ndërtuese, duke iu hapur rrugë punimeve për ndërtimin e kompleksit.
(BalkanWeb)