TIRANE
Erion Veliaj zyrtarisht Kryetar Bashkie për një mandat të dytë, edhe Gjykata rikonfirmon vullnetin e zgjedhësve
Gjykata e Tiranës ka miratuar mandatin e Erion Veliaj si Kryetar i Bashkisë së Tiranës edhe për një mandat të dytë.
Në mbledhjen e sotme, gjykata ka konfirmuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Pas betimit në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak, Veliaj nis edhe zyrtarisht rrugëtimin si kryebashkiak për katër vitet e a ardhshme.
Pritet që brenda kësaj jave, gjykata t’i hapë rrugë konstituimit edhe të Këshillit Bashkiak që pritet të nisë punën normalisht.
(BalkanWeb)