MEKSIKE – Djali i bosit meksikan të drogës, El Chapo, qarkullon me makinë me targa shqiptare? Në profilin e hapur në Facebook, me emrin Ivan Guzman, djali i bosit të drogës në Meksikë, mes fotove të jetës luksoze është publikuar dhe një makinë tip Benz, ku dallohet një pjesë e targave AA dhe stema e Republikës së Shqipërisë, AL. Nuk dihet ende se ku është bërë fotografia me makinën me targa shqiptare, ku shihet edhe një dorë që mban një automatik.

32-vjeçari Ivan Guzman njihet për jetën luksoze që bën, pasi publikon në rrjetet sociale pamje të makinave, vilave, veshjeve të shtrenjta, krahas armëve e drogës. Në çdo fotografi ai e mban fytyrën të mbuluar.

Babai i Ivan Guzman,  El Chapo, (Joaquín Archivaldo Guzmán Loera), u arratis në mënyrë spektakolare në korrik të këtij viti nga një burg i sigurisë së lartë.

(er.nu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb