Dua Lipa së bashku me tenorin Andrea Bocelli kishin planifikuar që sot të performonin për publikun italian në Firence, por u detyruan të anulojnë koncertin.
Shkak i anulimit është bërë moti i keq që ka përfshirë Italinë.
Ajo me këtë rast ka bërë edhe një postim në Instagram ku shkruan: “Shfaqja me Andrea Bocelli që ishte planifikuar të mbahej sot, është anuluar për shkak të motit të keq. Shumë e dëshpëruar që nuk mundëm të performojmë së bashku këngën tonë, por nëna natyrë kishte fjalën e saj”.