Një avion ushtarak izraelit sulmoi sot tre objektiva në Rripin e Gazës pa shkaktuar të plagosur, theksoi një burim i sigurisë palestineze, disa orë pas zbulimit nga ushtria izraelite të një rakete të lëshuar nga territori palestinez.
“Këto sulme kishin në objektiv dy ndërtesa që i përkisnin grupit palestinez të Hamasit, i cili administron enklavën e bllokuar”, theksoi në një deklaratë ushtria.
“Sulmi u krye në përgjigje të sulmit raketor nga Gaza”, shtoi i njëjti burim.
Ushtria izraelite njoftoi për dy sulme kundër objektivave tokësorë që i përkisnin organizatës terroriste të Hamasit në veri dhe në pjesën qendrore të Rripit të Gazës, pa dhënë shumë detaje.//ATSH