FIER

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sonte qytetin e Fierit. Një person i armatosur ka hyrë në ambientet e Spitalit Rajonal Fier dhe ka qëlluar në drejtim të personave të tjerë, duke plagosur 2 prej tyre.

Mësohet se atentatori dhe të plagosurit kishin pasur më herët një sherr. Menjëherë pas ngjarjes, policia dhe FNSH kanë mbërritur në spital. Në ambientet spiatlore ka mbërritur edhe drejtori i Policisë së Fierit Andon Marko.

  • foto galeri

Në deklaratën e tij për mediat, Marko tha se policia ka arrestuar 2 persona, kurse një i tretë është shpallur në kërkim. Ai shtoi se po bëhet kontroll në banesën e personit që është shpallur në kërkim policor.

Ndërkaq, drejtoresha e spitalit Nevila Shuke në prononcimin e saj për “News 24” u shpreh se 3 të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Ajo shtoi se të plagosurit po marrin ndihmën mjekësore të nevojshme.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb