TIRANË – Qeveria ka vendosur sot të shpronësojë për interes publik, pronarët e pasurive të paluajtshme që preken nga ndërtimi i Rrugës Transballkanike në Vlorë dhe t’i kompensojë ata në vlerë të plotë. Totali i kompensimit është 4 830 220 lekë.
Pronarët e listës, për të cilët është dhënë shënimi “Konfirmuar ZVRPP”, do të likuidohen pasi të dorëzojnë dokumentacionin e plotë të pronësisë pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar.
Vendimi u mor në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, mbrëmjen e sotme. Po ashtu, Qeveria ka bërë edhe një shtesë në vendimin për shpronësimin e trojeve që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor “By pass Shkozet – Plepa.”
(ar.sh/BalkanWeb)