Nga Zonja Katerina
Përbërësit
½ pulë ose 4 racione, 1 ½ filxhan kus kus,1 litër lëng mishi, 800 ml qumësht, 1 lugë gjalpë, Kripë, piper.
Përgatitja
Ziejmë pulën në temperaturë mesatare dhe më pas kullojmë lëngun.
E leme pulën të ftohet pak dhe e copëtojmë në fije si për supë.
Në një tenxhere shkrijmë gjalpin dhe shtojmë kus kusin, e kaurdisim dhe hedhim lëngun e pulës. Pasi të marrë 1-2 valë shtojmë qumështin e ngrohtë dhe e lemë të vlojë. Fikim sobën, e lemë të ftohet dhe e servirim me pak lëng limoni dhe majdanoz të freskët.