Legjenda e Realit të Madridit, Raul, e shikon të ardhmen te klubi me të cilin kapi majat e karrierës së tij si futbollist, por prej shumë vitesh ai po provon eksperienca të reja, edhe pse tashmë është në perëndim të karrierës. Aktualisht Raul militon me Nju Jork Kozmos, ku pak ditë më parë e emërua edhe në postin e drejtorit të akademisë, por e pranon se ideja për t’u rikthyer një ditë në “Bernabeu” e intrigon. “Kudo që shkoj të gjithë më thonë: shko te Reali i Madridit. E di se ajo ditë do të vijë, por tashmë dua të fitoj sa më shumë eksperiencë.

Nuk mund ta drejtosh një skuadër si Reali pa pasur eksperiencë. Të luash dhe të trajnosh është diçka e ndryshme, prandaj aktualisht ndihem i lumtur në Nju Jork. Nëse rikthehem në Spanjë, do të punoj vetëm me Realin, sepse aty kam shtëpinë, shoqërinë dhe hodha hapat e parë, por e ritheksoj, tani jam i fokusuar te projekti i ri. Gjithmonë kam dashur të vija në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kozmos është një klub me histori, ku kanë luajtur emra të tillë si Pele, Bekenbauer apo Kinalja. Kur firmosa, nuk u mendova dy herë. Kjo është një sfidë e madhe për mua dhe familjen, por çdo ofertë e pranoj kur besoj se do të ketë sukses”.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: