Me statusin e kampionit në fuqi dhe me një ekip të mbushur me yje, ndaj Liverpool kishin rëndësi vetëm 3 pikët, në fund Napoli festoi një mbrëmje të çmendur, festoi për këtë 3-pikësh që i jep një bonus të madh në fazën e grupeve: “Duhet të zhvillonim një ndeshje me sakrificë, pa humbur. Ndeshja ishte gjithnjë në ekuilibër, më pëlqeu loja e pisët që zhvilloi skuadra, mbi të gjitha në fund, ku u mbrojtëm mirë dhe shfrytëzuam mundësitë që na u krijuan”.
C.Ancelotti ia faturon ekipit këtë sukses: “Ishte një fitore e skuadrës e cila dëshiron të rritet, që beson dhe ka cilësi. Duhet të bëjmë gjithçka edhe të luajmë me topa të gjatë si bëmë në fund”. Ancelotti e mbyll me një batutë duke treguar se çfarë i tha Klopp-it në fund: “I thashë të rri i qetë pasi nëse humbet këtu në fund fiton Champions League”.
Në të njëjtën linjë me Ancelottin ishte dhe Jurgen Klopp: “Ishte një ndeshje e ekuilibruar por në tërësi e dominuan kundërshtarin. Napoli kishte vështirësi për tu mbrojtur por ne nuk arritëm të konkretizonim rastet e krijuara. Penalltia? Qartësisht nuk ishte penallti. Kërceu përpara se të kishte kontakt por fatkeqësisht nuk mund ta ndryshojmë. Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të pranojmë humbjen”, theksoi Klopp.
(BalkanWeb)