NGA SPARTAK KOKA*
Gazetari: Cilat janë masat e marra për të garantuar siguri të plotë gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi?
Altin Qato: Policia e Shtetit prej kohësh po përgatitet me një plan të detajuar masash për sigurinë e rendit dhe qetësisë publike gjatë këtij aktiviteti sportiv. Ky nuk është një aktivitet si aktivitet e tjera normale sportive për shkak të specifikës që paraqet kjo ndeshje. Situatës që u krijua në ndeshjen e mëparshme Serbi- Shqipëri, kërkesat që ka UEFA për parametrat e sigurisë .
Ne bëmë kohë që kemi përgatitur një plan masash. Sot që flasim kemi sjellë të gjithë drejtuesit e shërbimeve për t’iu prezantuar më mirë planin e masave dhe për të bërë një rigunicion më të plotë të stadiumit dhe të gjithë territorit rreth e përqark stadiumit që do të ndikojnë në mbarëvajten e këtij aktiviteti sportiv.
Ne kemi një plan më specific jo vetëm në masat ushtarake që merr policia në territor, por dhe inteligjente për të marrë informacion paraprak në evidentimin e çdo elementi që mund të ndikojë në mbarëvajtjen e aktiviteti si vendas, por dhe të huaj.
Masat e sigurisë nuk janë kufizuar vetëm në stadium dhe në afërsi të stadiumit por më gjerë duke filluar që nga pikat e kalimit kufitar.
Gazetari :Çfarë do të thotë kjo?
Altin Qato: Kemi bërë një përforcim të shërbimeve për të kontrolluar imtësisht për çdo shtetas të dyshimtë të cilët mund të krijojnë situate të pakëndshme gjatë aktivitetit. Një evidentim të saktë të këtyre personave dhe mbajtjen e tyre nën mbikqyrje.
Po kështu i kemi kushtuar një rëndësi të veçantë pritjes së ekipit serb që do të vijë në datën 7 tetor i shoqëruar me një grup prej 100 tifozësh që janë pjesë e stafit dhe ekipit.
Këtu kemi bërë një plan të veçantë për sigurimin e tyre që në momentin që mbërrijnë në Rinas, shoqërimin e tyre drejt hoteleve ku do akomodohen në Tiranë dhe më pas shoqërimin e tyre nga Tirana në Elbasan.
MË pas iu kemi kushtuar një vëmendje të veçantë mbarëvajtes së trafikut rrugor.
Gazetari: Ku konsiston ky plan masash për trafikun rrugorë. Pra a do kemi kufizim të qarkulllimit të mjeteve në aksin rrugor Tiranë – Elbasan.
Altin Qato : Do tiu kushtojmë një vëmendje të veçantë akseve rrugore pasi ne parashikojmë që prurja e njerëzve do të jetë e madhe çka do të na krijojë ngadalësim në trafik. Ne do krijojmë rrugë të lira për delegacionin serb të futbollit.
Parashikojmë që në momente të veçanta të ketë një devijim të trafikut , pra jo i gjithë trafikut të jetë në aksin në drejtim të tunelit por një pjese e trafikut të zhvendoset drejt Durrësit.
Kjo për shkak dhe të orareve që do bëjnë lëvizjet ekipet, akset rrugore duhet të jenë të lirshme pasi ka një limit kohor të paraqitjes së tyre në stadium.
Gazetari: Cilat do të jenë masat e sigurisë në lartësitë e ndërtesave. Është folur që do ndiqet metoda një ballkon – një polic?
Altin Qato: E kemi dëgjuar të interpretuar në disa media. Policia e shtetit nuk ka punë me banorët e pallateve. Por në ndeshjet e mëparshem kemi konstatuar një mbipopullim të ballkoneve dhe të lartësive të pallateve dhe mund të bëhen edhe burim rreziku. Policia brenda detyrave funksionale ndërhyn në këto raste, pasi nuk mund të lejohet të bëhen incidente të ndryshme që ndikojnë dhe në jetën e qytetarëve.
Gazetari: Sa i kontrollueshëm është “Elbasan Arena” në perimetrin e jashtëm dhe cili është specifikisht plani i policisë për monitorimin. Do hyni në çdo ballkon apo do kontrollini kryesisht tarracat dhe kodrat përreth me efektiv të forcës speciale?
Altin Qato: Të gjitha pikat e ;lartësisë i kapëm nga policia gjatë ndeshjes më parë por me Portugalinë bëmë një provë gjenerale dhe rezultoi e suksesshme. Në këtë ndeshje me Serbinë do jenë specifikisht dhe profesionalisht të kapura nga Efektivë të forcave speciale operacionale të cilat do të kenë disa detyra, një nga detyrat do të jenë mbajtja nën mbikqyrje dhe mbajtja nën kotroll e personaliteteve të larta dhe sportdashësve po dhe një vëzhgim të plotë të apartamenteve dhe dritareve në çdo stadium për të mos lejuar dhe evituar çdo element që mund të bëj incidente apo veprime që cënojnë aktivitetin.
Gazetari : Pra nuk është se do ketë polici në cdo ballkon?
Altin Qato: Policia lokale e Elbasanit ka marrë kontakte me banorët për të evidentuar pronarët e çdo apartamenti, ku ka banorë dhe ku nuk ka. Aty ku nuk ka banesat nuk duhet të jenë të hapura. Aty ku ka banorë i kemi kërkuar një mirëkuptim dhe iu kemi kërkuar që të jenë vetëm ata, të shmangin veprime që mund të shprehin racizëm ose veprime që mund të ndikojnë në siguri të eleminojnë përdorimin e sendeve të rrezikshme.
Kemi gjetur mirëkuptimin e të gjithë banorëve, ne jemi në një ndeshje sportive. E duhet të shmangim çdo element të dyshimtë gjatë kësaj ndeshje.
Gazetari : Helikopteri do të jetë i pranishëm në monitorim para dhe gjatë ndeshjes. Nga ana tjetër cilat do jenë masat që ju do merrni për Dronë të mundshëm , në mënyrë që të evitohet përcjellja e mesazheve të ndryshme qoftë brenda stadiumi apo përreth , gjë e cila mund të ndikoj negativisht për imazhin e kësaj ndeshje dhe të vendit tonë në tërësi.
Altin Qato: Plani i masave nuk kufizohet vetëm në ambientet e stadiumit por më gjerë. Elementi Helikopter është futur si pjesë e planit të masave i cili shërben
Për të bërë një monitorim më të mirë nga ajri të të gjithë territorit, akset rrugore duke filluar që nga Tirana e deri në vazhdim në Elbasan, për të parë mënyrën e trafikut ngarkesën ku ka më shumë.
Gazetari : Po për Dronët?
Altin Qato: Edhe për Dronët po mendojmë element. Përtej masave tona kërkohet një mirëkuptim nga të gjithë qytetatrët që të bashkëpunojnë me policinë në këtë aspekt. Kjo bëhet për ti shërbyer ekipit tonë kombëtar. Kjo është një ndeshje sportive. Duke dalë jashtë kontekstit policor, ekipi ynë kombëtar ka të gjithë shanset për tu kualifikuar dhe një nga elementët që ta ndihmojë është dhe siguria më e madhe. Sepse në qoftë se do të ketë cënim të sigurisë mund të cënohet dhe ecuria e ekipit tonë.
Gazetari: Sa do të jetë numri total i efektivëve të policisë që do të angazhohen për mbarvajtjen e ndeshjes. Duke përfshirë këtu efektivët e Elbasanit, të Tiranës, njësive speciale etj?
Altin Qato: Deri tani që flasim kemi bërë një përllogaritje diku tek 1400 punonjës policie që do angazhohen , kupthet që jot ë gjithë do të jenë në stadium, duke fillaur nga rinasi deri në Elbasan. Shifra nuk është përfundimtare , pasi ne jemi në dinamikë duke vlerësuar çdo informacion çdo risk. Kjo përcakton më pas dhe numrin total . Gjatë takimit të fundit që pata me drejtuesit e shërbimeve përgjegjëse policor iu bëra diçka të qartë. Policia nuk I ka kundërshtarë tifozët I ka bashkëpunues. Ky numër I policëve nuk ndikon tek ndeshja drejpërdrejt por tek rritja e parametrave të sigurisë dhe ne këkrojmë bashkëpunim me qytetarët pasi janë disa kritere të vendosura nga UEFA dhe penalitet në rast mos realizimi I merr ekipi ynë drejpërdrejt.
Gazetari : A keni marrë kontakte me përfaqësues të UEFA-s dhe të federatës Serbe të Futbollit.
Altin Qato: Ne kemi marrë kontakte të vazhdueshme me federatën por dhe me Këshilltarin e sigurisë së UEFA-s ku ishte pjesë edhe delegacioni I sigurisë të ekipit serb, ata parashtruan kërkesa e tyre për elementët e sigurisë si UEFA ashtu dhe ekipi serb. Brenda këtyre kërkesave ne kemi shtrirë dhe detyrat tona në planin e masave që ti plotësojmë dhe këto kërkesa të parashtruara.
Kërkesat e Federatës Serbe
Gazetari: A ka ndonjë kërkesë e cila iu është paraqitur që nuk mund të realizohet apo të zbatohet?
Altin Qato: Janë kërkesa normale, që ne i gjykojmë të zbatueshme. Disa nga kërkesat janë akset e lira rrugore kur kalon ekipi për shkak të shmangies së ndonjë bllokimi apo ndonjë provokimi. Për këtë ne kemi bërë një plan të veçantë për akset rrugore ku do të kemi të vendosur efektiv të rendit në akse rrugore për të bllokuar segmentet dhe që të lehtësojnë trafikun dhe që të shmangim incidentet ndaj ekipit serb.
Një kërkese tjetër është tek hyrja në stadium , mos të ketë njerëz afër ekipit serb. Kjo është kërkese e vazhdueshme e UEFA-s . Normalisht ne e kemi të përcaktuar qartë që kur të vijnë ekipet e futbollit në stadium do të bëhet kordon policor dhe nuk do të lejohet asnjë person qoftë dhe gazetarë që t`iu afrohen pjesëtarëve të ekipeve.
Gazetari : A ka një “listë të zezë” të tifozëve qoftë me ata shqiptarë , kosovarë apo serb , të cilët nuk do të lejohen për tu futur në stadium? Kam parasysh që Shqipëria në Beograd pati problem me tifozin Ivan Bogdanov, gjithashtu serbët kanë një problem me tifozin Ballist Morina që u akuzua nga ana e tyre dhe për Dronin në stadium.
Altin Qato: Pjesë e planit tonë do të jetë dhe identifikimi i gjithë personave që do të jenë të pranishëm si sportdashës në këtë aktivitet sportiv. Do të bëjmë verifikimin e personaliteteve të tyre , për këtë arsye kemi bashkëpunim me të gjithë drejtoritë e policive në qarqe , ku kemi kërkuar verifikimin të gjithë këtyre personave .
Këtë informacion e ndajnë me ne si Drejtori e Rendit dhe sigurisë Publike dhe në bazë të një analize risku ne do të gjykojmë nëse duhet të lejohet të hyjnë apo jo.
Po kështu kemi një komunikim të vazhdueshme dhe me partnerët tanë , me shtet fqinje nga ne presim të vijnë tifozë, me Malin e Zi , Kosovën , Maqedoninë , Serbinë.
ME të cilët kemi një komunikim të vazhdueshëm këto ditë dhe marrim vazhdimisht infromacion. Vijnë emra personash të cilët përbëjnë risk për sigurinë , në funksion të analizës në rast se do i gjykojmë se përbëjnë kërcënim për sigurinë në stadium nuk do ti lejojmë të futen në stadium.
Në “listën e zezë” siç e cilësuat ju, ka dhe emra shqiptarësh, një numër më të madh kemi nga pala serbe. Gjykojmë se kushdo që bën një incident ndëshkon ekipin tonë, pasi jemi ne pala pritëse. Po verifikojmë jo vetëm shtetasti shqiptarë por dhe shtetasit e huaj që mund të bëjnë veprime që mund të provokojnë dhe që cënojnë sigurinë në stadium dhe mund të ndëshkojnë ekipin.
Për Ballist Morinën është një kërkesë nga pala serbe që mos të jetë në stadium. Besoj se është gjetur dhe mirëkuptimin nga federata me shtetasin Morina për të mos qenë në stadium dhe vetë ka shprehur dëshirën që të mos jetë në stadium për të shmangur ndonjë ngjarje të mundshme.
Gazetari: Po për Bogdanov dhe listën e tifozëve ekstremist serb që në ndeshjen në Beograd dhunuan lojtarët shqiptarë?
Altin Qato: Ne i kemi të identifikuar dhe kushdo prej tyre që do tentoj të hyjë dhe në kufi ne do vihemi menjëherë në dijeni. Po presim aktualisht që të na vihet në dispozicion lista e tifozëve që do të jenë të pranishëm në stadium.
Ne kemi autoritetin e nevojshëm që personat që ne mendojmë që na cënojnë sigurinë mos ti lejojmë të futen në stadium, qoftë serb apo dhe shqiptarë.
Në një akord me FSHF ne kemi akses për të kontrolluar cilat bileta janë shitur online dhe kush i disponon.
Gazetari: Sa orë përpara duhet të vijnë në stadium tifozët nië mënyrë që të mos ketë rrëmujë dhe situata të shkojë e qetë?
Altin Qato: Ne kemi gjykuar se e mira është që tifozët të vijnë në stadium rreth katër më para . Dua të sqaroj momentin përse ne kemi kërkuar katër orë para . Janë 11 hyrje në stadium të cilat bëhen me kontroll elektronik. Duke qenë se bileta do të jetë e personalizuar do të kenë plus dhe dokumentin e identifikimit. Në qoftë se bileta nuk vërtetohet me dokument identifikim do të shpallet e pavlefshme dhe nuk do të lejohet qytetari të hyjë në stadium.
Shumë e rëndësishme është që qytetarët ta dinë që pa pasur një dokument identifikimi nuk do të lejohen të hyjnë në stadium.
Shtojmë këtu dhe kontrollin që policia dhe security do të bëjë për sendet që nuk lejohen në stadium.
Kemi bërë një mesatare, që 750 persona mund të hyjnë në një pikë hyrëse Brenda një ore. Prandaj ne kemi kërkuar që të vijnë më shpejt , kjo ndihmon dhe tifozët dhe policinë.
Gazetari: Çfarë nuk do të lejohet dhe çfarë do lejohet në stadium?
Altin Qato: Përgjithsësisht tifozët që vijnë rregullisht në ndeshje e dinë se çfarë nuk lejohet. Ne nuk lejojmë sende të forta që mund të hidhen në fushë, mund të gjuajnë, mund të godasin që shkaktojnë dëmtime fizike. Siç janë monedhat e hekurit, çakmak, çelësa dhe mjete të tjera të forta.
Qytetarët që po na ndjekin , le të informohen se nuk do të lejohen të futen në stadium me sende të tilla. Në ndeshjet e mëparshme janë vendosur në një pozitë ku nuk lejohen të hyjë me çelsa, dikush thotë janë çelësat e banesës, por ne nuk do i lejojmë të hyjnë me çelësa.
Gjithashtu në takimet e fundit që do të zhvillohen me përfaqësues të UEFA-s dhe dhe Federatës ndërmjet të tjerave nuk do lejohen edhe parulla nacionaliste dhe raciste , por këto do specifikohen dhe më qartësisht dhe do t`I komunikohet tifozëve me anë të një deklarate për mediat.
Do të ketë dhe bllokues valësh kjo e gjykuar dhe institucionet e tjera të sigurisë.
Gazetari : Po tifozët serb ku do të vendosen?
Altin Qato: Me federatën është përcaktuar tek ky kuadrati në tribunë, do të jenë rreth 100 tifozë , të vendosur në katër kuadrate, ne kemi menduar edhe me mirëkuptim me federatën që të bëjmë një kordon policor rreth e përqark , ky kordon do të shërbej për të siguruar tifozët serb që nga momenti i mbërritjes në rinas, shoqërtimnin e tyre në hotele në tiranë, shoqërimin në stadium dhe më pas largimin prap drejt Riansit.
Gazetari: A keni ju një mesazh të qytetarët dhe tifozët që do të jenë në Elbasan për të ndjekur ekipin kombëtar?
Altin Qato: Do i kërkoja qytetarëve shqiptarë ta mirëkuptojnë policinë e shtetit. Dikujt mund ti duken masa të ekzagjeruara por është nevojshme që këto masa të ndërmeren në mënyrë që ti kemi parametrat e sigurisë shumë të larta , për vetë specifikën e kësaj ndeshje.
Publiku të na konsideroj partner dhe të bashkëpunojë me strukturat e policisë që kjo ndeshje të jetë në mbarëvajtje të plotë sepse ndikon në imazhin e ekipit tonë kombëtar dhe në imazhin e vendit.
(d.b/BalkanWeb)
