ELBASAN
Tri automjete janë përfshirë në një aksident mesditën e kësaj të marte në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Elbasan. Gazetari i “BalkanWeb” Fatmir Popja, thotë se aksidenti ka ndodhur në Xibrakë.
Dyshohet se shkak për aksidentin janë bërë reshjet e dendura, por dhe shpejtësia me të cilën po udhëtonin automjetet. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.