TIRANË
Aksidentet rrugore nuk kanë të ndaluar. Një 65-vjeçare, e cila po kalonte rrugën është përplasur nga një mjet dhe për pasojë ka mbetur e plagosur.
Gazetarja e “BalkanWeb”, Dorjan Bezat raporton se ngjarja ka ndodhur pranë digës së Liqenit Artificial në Tiranë.
Menjëherë e plagosura është dërguar në spital, ndërsa policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe aktualisht po merret në pyetje.