“Sipas traditës së malesorëve, e prita vetë mikun dhe e përcolla deri tek dera” është kjo batuta që Presidenti Ilir meta ka shkëmbyer me gazetarët pasi përcolli vetë ish-presidentin Sali Berisha.
Takimi mes Berishës dhe Metës kishte në fokus krizën politike. Ishte Presidenti Meta që ftoi në takim si fillim krerët e opozitës së bashkuar jashtëparlamentare, ish-presidentët e vendit, Këshillin e Ambasadorëve Shqiptar dhe përfaqësues të shoqërisë civile, ndërsa theksonte në ftesë se vendi ndodhet në një situatë dramatike.
(BalkanWeb)