Këto janë pamjet e frikshme që vijnë nga Këneta e Durrësit, atje ku dëmet nga tërmetit kanë qenë të mëdha. Një shtëpi katër katëshe, është zhytur në tokë. Në këtë banesë banonin tre vëllezërit Veri, Demir dhe Fatos Kajo, të cilët kanë ngelur në qiell të hapur, pasi e gjithë pasuria e tyre është shkatërruar.

Ndonëse ata kanë shpëtuar për mrekulli, pasi kanë dalë në kohë të gjithë, 3 vëllezërit shprehen për ‘BalkanWeb’ se banesa rrezikon të shemb edhe dy ndërtesa të tjera fqinje. Mes të tjerash ata shprehen se ndonëse kanë sinjalizuar autoritetet për situatën në fjalë, askush nuk ka ardhur që të ndërhyje për të parandaluar një tjetër katastrofë.

“Jetojmë tre familje në këtë banesë. Por fatmirësisht arritëm të dilnim në kohë dhe shpëtuam. Shtëpia 4 katëshe u zhyt në tokë, (një kat u zhyt) tek garazhi. Njoftuam për situatën autoritetet, përfaqësuesit e zonës, morëm në telefon emergjencat, por askush nuk ka ardhur që të ndërhyjë të shemb banesën. Pasi rrezikohen dy banesat e fqinjëve tanë. Kemi përfunduar në çadrat tek stadiumi, as batanije s’kemi. Në shtëpi nuk futemi dot me, pasi po anohet nga momenti në moment”, -tha një prej vëllezërve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: