Filipe Kutinjo po bëhet gjithnjë dhe më i rëndësishëm te Bajerni i Mynihut, por e ardhmja e tij në Bavari nuk është aspak e sigurt. Gjermanët nuk janë të bindur për të shpenzuar 120 milionë euro për kartonin e fantazistit të Barcelonës.
Ish-lojtari i Interit dhe i Liverpulit, ka nisur të shohë përqark për të gjetur një sistemim të ri. Sipas asaj që shkruan “Mundo Deportivo”, Kutinjo pëlqehet nga Çelsi, Mançester Junajtid dhe Totenhemi.
(Balkanweb)