TIRANE- Pedagogët e Universitetit të Arteve ndërmarrin një iniciativë për të blerë një piano që do ju shërbejë për punën.
Nora Çashku dhe Merita Rexha e kanë trajtuar këtë shqetësim edhe në emisionin “Në Tempull” të gazetares Anisa Ymeri në News 24.
Duke i bërë apel politikës të kthejë sytë nga arti, Merita Rexha shprehet: “Kam kohë që jam menduar për këtë nismë. Kam bërë kërkesa të vazhdueshme tek dekanati”.
Po sipas saj, “Politika shqiptare nuk i kushton rëndësi artit”
Ndërsa Nora Çashku apelon që klasa politike të kthejë sytë nga kultura shqiptare.
(ma.ar/BalkanWeb)