Është çelur në COD në kryeministri ekspozita “Backstage show. E kuruar nga Jetona Koçibelli, në qendër ka lirinë e medias.

“14 Shtator 1998. Trazirat u afruan afer RTSH. Te gjithe punonjesit, ne pak perjashtime, kishin ikur! Duke ndjere rrezikun, largova edhe ata pak qe kishin mbetur, pervec atyre te domosdoshem, qe kishin lidhje me transmetimin. Mbeta vetem me Agron Cobanin. Pame policin e sherbimit qe iku te fshihte armën dhe i treguam nje kthine ne katin e fundit. U pame sy me sy me Agronin! Dhe qeshem aq sa mund te perkthehej zemerimi yne i brendshem.
Turma pushtoi koridoret e zyrat!

Mua me derguan ne nje zyre ne ndertesen e TV ku ishte redaksia e Kosoves. Ne dere me automatik qendronte dikush nga turma.
Plumbin e kishin lene ne zyre! E gjeti pastruesja te nesermen”, shkruhet në një prej objekteve të ekspozitës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Liria e medias eshte nje postulat universal, por vetem ne boten demokratike ka vlere!
Sa me shume demokraci te kete nje shoqeri, aq me shume liri do kete dhe media!
Pra, edhe media, eshte produkt i shoqerise! Si te jete shoqeria, ate fytyre ka dhe media!
Nisur nga episodet e shumta dhe jo vetem, dilema eshte kjo: a eshte ne te vertete demokratike shoqeria jone, sistemi yne?
A ishte demokratik apo cfare sistemi kishte Shqiperia pas shembjes se regjimit komunist, kur filloi persekutimi e lincimi i gazetareve te opozites? Per me keq, cfare regjimi ishte ne fillim te ‘94, kur dy drejtuesit e gazetes se pare te pavarur ne vend, “Koha Jone” Frangaj e Leka u burgosen per nje shkrim dhe ky ishte preludi i nje persekutimi konstant ndaj botuesit Lesi?
3 vite me vone u dogj ne menyre kriminale gjithe redaksia e “Koha Jone” dhe u masakrua gazetari Zamir Dule?
Kuratorja vëren se liria eshte nje nocion gjeneralist!
Sot kemi liri te shfrenuar fale epokes dixhitale, ku kemi zevendesuar paradoksalisht parrullen komuniste “Gjithe populli ushtar” me parrullen demokratike “Gjithe populli gazetar”.
Kjo ekspozitë do t’ju njohë që nga letrat e burgut të Martin Lekës me Fatos Nanon, që shkembeheshin natën përmes rojeve te besuar dhe te nesermen u jepeshin avokateve!

Pyetja që bëhet është ç’mund të behet per te permiresuar lirine e medias sot?

Ne nuk jemi ende shoqëri demokratike e konsoliduar, ndaj besoj me shume ne rregullim me ligj se sa ne vetërregullim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: