Një piano që dikur ishte në pronësi të John Lennon dhe Yoko Ono, e cila më vonë iu dha kuratorit të artit Sam Green, i cili nga ana e tij ia dha hua Andy Warhol, do të dalë në ankand këtë vjeshtë në shtetin Maryland.

Pianoja, e prodhuar në vitin 1929, është një Grand Model D i Koncertit Baldwin që, sipas raportit të origjinës prej 19 faqesh të shkruar nga Karen Lile, Lennon e bleu në vitin 1978. Në të, John dhe Yoko kompozuan këngë nga të cilat doli albumi i tyre i vitit 1980 ‘Double Fantasy’.

Rrugëtimi i pianos drejt ankandit ishte plot ngjarje. Një pllakë ari në të është e gdhendur me fjalët “To Sam Love John And Yoko 1979”. Piano qëndroi në shtëpinë e Sam Green -it në Fire Island, Nju Jork deri në vitin 1983, kur ai ia dha hua një shoku tjetër të tij të ngushtë, Andy Warhol. Warhol e vendosi pianon në zyrat e revistës Interview në Big Apple. Kur vdiq, pianoja iu dha hua Akademisë së Artit të Nju Jorkut.

Kur Sam Green paditi Akademinë e Artit të Nju Jorkut për të rikthyer pianon, ai dëshmoi në gjykatë në vitin 2000 se pianoja i ishte dhënë atij. Një vit më pas, gjykata e hodhi poshtë kërkesën (Sam Green ndërroi jetë në vitin 2011). Nga ana e saj, Akademia e Artit e Nju Jorkut kishte argumentuar se piano ishte një dhuratë dhe, sipas një raporti të New York Times në atë kohë, tha se e kishte shitur atë për disa mijëra dollarë në një dyqan antike në Manhatan. Dyqani ia shiti pianon një drejtuesi të ankandit të quajtur Buddy Bain dhe më pas humbi gjurmët e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb