Nga Zonja Katerina
Përbërësit
Panxhar, Hudhër, Sallatë jeshile, Vaj ulliri, Uthull balsamike, Salcë soje, Piper kokërr i grirë trashë, Kripë, rigon, Djath të bardhë
Përgatitja
Fillimisht vendosim panxharin të ziejë dhe më pas e marinojmë me vaj ulliri, kripë, piper dhe hudhër.
E vendosim më pas panxharin në një sallatiere ku kemi vendosur sallatë jeshile miks dhe djath të bardhë në kubikë.
Trazojmë mirë në një enë salcën e sojës me vajin e ullirit, uthullën balsamike, kripë, piper, rigon dhe marinojmë sallatën.