SHBA- Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden, deklaroi se nuk do të figuronte në listën e kandidatëve për president të SHBA-së, pasi kishte pak shanse për të fituar.

“Dua të jem shumë i drejtpërdrejtë. Nëse do ta kisha menduar se ne mund të fitojmë fushatën, se mbështetësit tanë e meritojnë dhe se kontribuesit tanë e meritojnë, atëherë unë do të kisha shkuar dhe do ta kisha kryer këtë hap”, deklaroi ai gjatë një interviste në stacionin televiziv CBS.

“Ju nuk mund të jeni kandidat në presidenciale nëse nuk përfshiheni me trup e shpirt në të. Kjo është arsyeja e vendimit tim”, shtoi ai.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: