Përhapja e koronavirusit, sidomos në Kinë, ka siguruar terren pjellor për teoritë e komplotit dhe dezinformimin në internet thuajse kudo, por në Rusi ndodh më e paimagjinueshmja.

Në shtetin rus, ka teori të ndryshme konspiracioni për koronavirusin, madje përcillen edhe në televizione e në prime time. Një nga rrjetet kryesore televizive kombëtare, Channel One, madje ka nisur një seri të shpjegimit të përhapjes së virusit.

  • foto galeri

Një nga teoritë konspirative më të dëgjuara, thotë se prania e fjalës “korona”, që do të thotë kurorë si në latinisht ashtu edhe në rusisht, e kjo nënkupton se Donald Trump është i përfshirë në një farë mënyre, raporton BBC. Kjo ndodh, sipas mediave ruse, sepse Trump është parë duke iu dorëzuar kurorat – miseve.

Në fakt, shkencëtarët e quajnë “koronavirus”, për shkak të formës së saj si kurorë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb