SHBA

Donald Trump ka reaguar për ndarjen e çmimeve në Akademinë Amerikane të Filmit, Oscars. Presidenti i Amerikës, Donald Trump, gjatë një fjalimi që ka mbajtur në Colorado para përkrahësve të tij, ka zgjedhur të japë mendimin e tij për çmimet që i janë ndarë filmave në ceremoninë e vitit 2020 të Oscars.

Trump ka kritikuar përzgjedhjen për çmimin kryesor, që i është ndarë filmit ‘Parasite’ nga Koreja e Jugut, të regjisorit Bong Joon-ho.

“Cfarë dreqin po ndodh kështu?! Fitori Oscar-in një film i Koresë së Jugut. Ne kemi mjaft probleme me Korenë e Jugut me tregti. E mbi të gjitha, ata i japin çmimin për filmin më të mirë të vitit atyre. Sa mediokre ishte Academy Aëards këtë vit”-, vazhdon Trump duke e pranuar se nuk e ka parë filmin.

Më pas ai shprehu një nostalgji për epokën e artë të kinemasë që sipas tij i përket periudhës së filmit të njohur klasik, “Gone with the Wind” i vitit 1939.

“Është koha për t‘u kthyer tek epoka e artë e Hollivudit. Mund të kthehemi tek filmi” “Gone ëith the Ëind” ju lutem?! Apo ‘Sunset Bulevard’ janë filma kaq të bukur, ndërkohë që sot fituesi është nga Korea e Jugut. Mendova se ishte filmi më i mirë i huaj, por jo ishte filmi që fitoi Oscar.

Nuk munguan as kritikat për Brad Pitt. “Pastaj kemi Brad Pitt. Nuk kam qenë kurrë një adhurues i tij. Ai u çua dhe bëri një fjalim që i ka hije një djali pak të mençur” -u shpreh Trump referuar shakasë që Pitt bëri gjatë fjalimit të tij javë atë mbrëmje, në lidhje me vendimin që Senati mori pak javë më parë për Donald Trump-n.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb