DURRES- Deklaratës së liderit të opozitës, Lulzim Basha se në këshillin bashkiak të Durrësit do të ketë “tym e flakë” deri në uljen e taksës së pronës me 30%, Dako i është përgjigjur se Basha nuk i ka numrat në këshill për ta bërë këtë gjë.
Për më tepër kryebashkiaku Vangjush Dako thotë se ulja e kësaj takse ka qenë një premtim i tij elektoral dhe opozita nuk ka pse merr merita.
Dako tha rritja e taksës së pasurisë nga qeveria Rama nga 200 lekë 400 lekë metri katror hasi vështirësi nga biznesi për ta paguar, ndaj dhe do të ulet.
(el.sp/BalkanWeb)