Rudina Hajdari ka kujtuar me një status në Facebook të atin në ditën e lindjes së tij.
Hajdari shkruan se sot ajo kujton me krenari dhe përulje kontributin dhe sakrificën e tij të pakufij për Shqipërinë dhe Kosovën .
Ish- deputeti i PD lindi më 11 mars të 1963 dhe ishte një nga protagonistët kryesorë të protestës studentore që çoi dhe në rrëzimin e diktaturës. Ai ishte deputet derisa u vra në vitin 1998 para selisë së Partisë Demokratike.
19 vite më vonë vajza e tij, Rudina Hajdari ndoqi hapat e tij duke u bërë deputete e PD në vitin 2017 por dy vite më pas u shkëput nga partia pasi zgjodhi mos ndjekë kauzën e djegies së mandateve në shkurt të vitit të kaluar por të qëndrojë në parlament për të krijuar brenda tij dhe grupin parlamentar demokrat.

STATUSI I RUDINA HAJDARIT

Sot në ditën e lindjes së tij kujtojmë me krenari dhe përulje kontributin dhe sakrificën e tij të pakufinj për Shqipërinë dhe Kosovën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb