Me “Euro2024” në prag, për Sylvinho-n shtohen edhe më shumë dhimbjet e kokës, në një kohë kur sulmuesin kuqezi po kalojnë një periudhë shumë të mirë. Jo vetëm Rey Manaj, Uzuni apo Seferi, në kulmin e tij po kthehet edhe Mirlind Daku. Pasi dhuroi show kundër Zenit, Daku arriti të gjejë sërish rrugën e rrjetës. “Bomberi” kuqezi realizoi një perlë kundër Ural, ku në minutën e 43-të dribloi këdo i doli përpara duke realizuar për ekipin e tij, me Rubin Kazan që doli me një pikë nga kjo sfidë pas barazimit 1-1.

Ky ishte goli i tij i katërt sezonal. Jo vetëm goli i shënuar, Daku ishte një rrezik konstant në këtë sfidë duke u vlerësuar në fund si lojtari i ndeshjes. I lumtur për paraqitjet e Dakut këtë periudhë u shfaq edhe trajneri i Rubin Kazan:

Dakuuu
Dakuuu

“Cili është sekreti i Dakut? Ndoshta ka rënë në dashuri. Bëj shaka, por mendoj se përgatitjet për Evropian kanë një ndikim. Ky është fundi i sezonit, nuk është e thjeshtë për të që të mbajnë një ritëm të tillë kaq të lartë”, theksoi trajneri i Rubin Kazan.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: