Sulmuesi serb i Real Madrid, Luka Jovic dhe Nikola Ninkovic i Ascoli, kanë thyer rregullat e vetëizolimit menjëherë sapo janë kthyer në Serbi, kjo ka bërë që të dy futbollistët të denoncohen nga autoritet, shkruajnë mediat serbe.
Jovic në veçanti, i cili ka braktisur karantinën në Madrid për të festuar në Serbi ditëlindjen e të dashurës, Sofija Milosevic. Ana Brnabic, kryeministrja e Serbisë, kritikojë publikisht lojtarët e pasur që luajnë jashtë vendi dhe që kthehen në këtë periudhë pandemie ku ndër të tjera janë të detyruar të qëndrojnë në karantinë. Këtë fakt e denoncoi edhe ministri i brendshëm në Serbi, Nebojsa Stefanovic, por pa përmendur emra specifik.
(BalkanWeb)