TIRANË
Një i ri ia ka dalë. Me valixhe në dorë, ai pret të lërë spitalin Infektiv ku ndodhej prej disa ditës për shkak të koronavirusit. Ndërkohë dy ambulanca të tjera kanë mbërritur në spitalin e kthyer tashmë në spital COVID-19.
Gazetari Erjon Skëndaj raportoi për “BalkanWeb” se dy ambulanca kanë sjellë pacientë, një prej tyre në gjendje më të rënduar dhe një tjetër, një burrë më lehtë.
“Sa i përket deputetit Adriatik Alimadhi, ai është në gjendje stabël, një nga mjekët madje tha se është në gjendje relativisht të mirë”, raportoi gazetari Skëndaj.