3 mjekë të tjerë kanë humbur jetën nga Covid-19 ditën e sotme, bën me dije autoritetet italiane.

Tashmë ka shkuar në 66 numri i mjekëve që kanë vdekur që prej fillimit të shpërthimit të koronavirusit në Itali.

Ndër të tjera sipas të dhënave të fundit të Institutit Superior të Shëndetit në krahasim me dje janë 8358 operatorët shëndetësor të infektuar, 595 më shumë se një ditë më parë.

Në Itali janë shënuar 11,591 viktima dhe 101,739 të infektuar deri tani.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb