Ashtu si gjithë Shqipëria, edhe qyteti i Fierit po përjeton këtë periudhë të koronavirusit.
Njerëzit në qytet janë duke respetuar karantinën, ndërsa për pasojë rrugët janë bosh, pa makina e pa kalimtarë. Tek-tuk shihen makina në rrugë, të cilat me siguri kanë marrë leje për të udhëtuar.
Sic shihet në pamjet e siguruara nga gazetari Ervis Kuci për “Balkanweb”, Fieri nga lart duket tepër i heshtur në këto ditë karantine.
Pamjet bosh të qytetit gjatë natës janë të mrekullueshme, ndërsa gjithcka ngjan edhe më bukur e më pastër.
(d.xh/ Balkanweb)