Ndonëse dita-ditës shtohen rastet e të prekurve me COVID-19, mes 8 rasteve të reja janë edhe dy personale mjekësor. Specialistja e Instituti i Shëndetit Publik, Eugena Tomini deklaroi se bëhet fjalë për 1 personel shëndetësor në Shkodër dhe 1 në Kukës.

“Dje janë testuar 236 persona të dyshuar nga të cilët 45 janë personel shëndetësor, kryesisht në spitalin e Shkodrës. Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 8 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 6 raste në Tiranë, 1 personel shëndetësor në Shkodër dhe 1 personel shëndetësor në Kukës.
Deri në këto momente janë testuar 4306 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 475 raste. Siç shihet nga grafiku, prirja e pozitivitetit të mostrave të testuara tregon nje qendrueshmëri të rasteve të konfirmuara, kryesisht gjatë dy javëve të fundit.

24 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID-19, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor. Gjatë 24 orëve të fundit, 16 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 248. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 46 pacientë. Harta e të prekurve nga COVID-19 shtrihet për herë të parë në Kukës dhe zgjerohet në Tiranë dhe Shkodër”, tha Tomini.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive
– Tiranë 227 raste
– Durrës 42 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 15 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 71 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 13 raste
– Krujë 6 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste
– Kukës 1 rast
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: