Teksa ishte duke përfunduar intervistën për ‘News24”, mjeku Andrin Sadikaj tregon se si është veshja e një doktori në SHBA që lufton ndaj COVID-19.

Duke veshur maskat ai thotë se fillimisht vendoset një N-95 dhe mbi të një maskë kirurgjikale. Më pas janë dy palë doreza për t’u mbrojtur, një palë syze mbrojtëse dhe më pas edhe maskë e plotë transparente e printuar për të mbrojtur gjithë fytyrën.

Po ashtu edhe veshja është e dyfishtë, njëra plastike dhe një tjetër kirurgjikale. Më tej mjeku tregon se edhe këmbët janë të mbuluara për shkak të masave ndaj COVID-19.

Andrin Sadikaj pas shkëputjes rikthehet në punë për të luftuar COVID-19 në spitalin në Manhattan. Nesër ai ka për të bërë tamponin për të mësuar nëse është i prekur apo jo nga virusi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb