Ministeriali i NATO-s mes ministrave të mbrojtjes së vendeve anëtare është mbledhur sot online por sekret lidhur me situatën ndaj COVID-19.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg siguroi se NATO i është përgjigjur situatës emergjente dhe thirrjeve për ndihmë me 100 misione humanitare që përfshijnë rikonstruktimin e 25 fushave në spitale, 25 mijë shtretërve spitalorë dhe 4 mijë profesionistë mjekësorë.

Po ashtu Stoltenberg ka bërë me dije se ministrat e mbrojtjes kanë rënë dakort për një përditësim të rekomandimeve bazë dhe tashmë thotë ai NATO duhet të mendojë për të ardhmen.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb