Një ish i dënuar për trafik droge kapet sërish nga policia. Kësaj here mësohet se shtetasit të identifikuar si T. Bekshiri i është gjetur armë në makinë, gjatë kontrollit që ushtroi policia e Golemit.

Mësohet se ky shtetas ishte banor i Golemit dhe se po lëvizte me makinën e tij kur polica e ka ndalur për të kontrolluar autorizimin për lëvizjen, në kuadër të masave të marra për parandalimin e COVID 19.

Gjatë kontrollit këtij personi policia i ka gjetur armë pa leje. Mësohet se Bekteshi u shoqërua në polici pas ngjarjes.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: