SHBA-ja regjistroi sërish një rekord të rëndë prej rreth 2 600 viktimash në 24 orë e fundit si pasojë e koronavirusit të ri, më i rëndi i regjistruar nga një vënd, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

SHBA-ja ka regjistruar 2 569 të vdekur në orën lokale 20:30, sipas shifrave të universitetit. Kjo shifër e çon bilancin në 28 326 të vdekur në total.

Rekordi i mëparshëm për numrin e të vdekurve u regjistrua një ditë më parë me 2 228 të vdekur.

SHBA-ja numëron që prej fundit të marsit numrin më të madh të rasteve të deklaruara zyrtarisht me më shumë se 637 000 të kontaminuar të diagnostikuar.

Rreth 3,2 milionë teste janë kryer në vend.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb