Nga karantina Lizzo u dërgon një mesazh inkurajues fansave duke çuar përpara fushatën e saj sociale:Dashurojeni trupin tuaj dhe veten tuaj.
Body Positivity edhe në kohën e koronavirusit, predikon vullkanikja ylli i pop-it, që akoma edhe një herë tregon me krenari pjesët e saj më të dukshme, të pasmet:
’Përqëdrohuni në një pjesë të trupit që nuk ju pëlqen nga vetja juaj dhe tregojeni me dashuri…’ shkruan ajo.
Dhe më pas shton:’Kjo karantinë tregon për shumë persona që po vuajnë me probleme shëndetësore mendore, sepse nuk mund të dalin dhe të bëjnë proçdurat e zakonshme për tu kujdesur për veten…Urrejtja për veten kishte filluar edhe tek unë, por duhet të kujtoj që këtu jam 110% vetvetja…’
Me të brendshme tyli të zi, Lizzo ndan për pothuajse 9 milion ndjëkësit e saj, foto dhe video ku tregon me krenari format e saj të bëshme dhe me plot celulit.