Një i ri 32-vjeçar me profesion stomatolog nga lagjja Sheq, Fier është arrestuar nga policia pasi është kapur duke thyer fashat e orareve në këtë kohë pandemie dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë.

Arbër Stefa është kapur nga policia duke blerë dy bukë në një furrë buke në lagjen Liri, gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes dhe për këtë është arrestuar. Ditën e sotme Arbër Stefa ka dalë para togave të zeza ndërsa vendimi i gjykatës e ka lënë të lire.

Anesti Stefa Babai i Arbrit teksa ka vlerësuar masën e gjykatës ka treguar edhe ngjarjen.

Ne jemi pensionistë ka thënë ai dhe djali jonë është i detyruar të na shërbejë. Pavarësisht këtij veprimi të policisë gjykata ka vendosur drejtësi duke e lënë ë lirë.

“Ky vendimi i gjykatës që është dhënë sot është iarsyeshëm për ngjarjen që ka ndodhur. Djali ka vajtur tek furra e bukës, ka marrë 2 bukë për familjen. na ka bërë pazarin se jemi të dy të moshuar. Aty është ndaluar nga patrulla e policisë dhe i është kërkuar leja. Ai ka nxjerrë një dokument identifikimi. Patrulla ka reaguar keq dhe ai i ka thënë që më ka kaluar leja se e kishte marrë. Polici është shprehur keq, e ka ofenduar dhe ai nuk e ka mirëpritur këtë dhe është irrituar. Ka dashur ta marrë forcërisht dhe djali nuk ka pranuar. Nuk është nga ata që ikën me vrap është djalë i rregullt. I kanë marrë dhe celularin. Ne na kanë marrë vonë në darkë. Kur erdhëm tek drejtoria e Policisë i kishin bërë letrat. Na dhanë dhe bukën, këto janë sendet e djalit. Në ambientet e Komisariatit ka qëndruar 72 orë, sot doli në gjyq”, deklaroi babai i të riut.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb