Detaje të tjera dalin në dritë pas atentatit me armë zjarri ndaj një 44-vjeçari shqiptar në Bruksel.

Një ditë pas krimit, Agustin Kaza ndodhet në gjendje kome dhe se autoritetet dyshojnë se pas atentatit qëndrojnë çështje kanunore.

Burime për gazetarin Igli Çelmeta bëjnë me dije se autori është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe pritet që ngjarja të zbardhet shumë shpejt. Paraprakisht dyshohet për vrasës me pagesë.

Policia shqiptare ka kërkuar informacion nga autoritetet belge.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: