BRITANI
Ministri i Shëndetësisë për Mbretërinë e Bashkuar, Matt Hanock paralajmëron britanikët se këtë verë pushimet nuk mund t’i kalojnë jashtë vendit.
Hanock thotë se ky sezon veror do të jetë shumë ndryshe dhe i çuditshëm por britanikët do t’u duhet t’i kalojnë pushimet në ‘shtëpi’.
Ministri e lidhi këtë vendim të mundshëm me rrezikun që kanë aeroplanet për përhapjen e COVID-19. Në fakt një tezë e tillë qëndron edhe në BE apo dhe në vende të tjera si Shqipëria.
Duket se turizmi këtë vit do të jetë brenda vendit, afër shtëpive.
(BalkanWeb)