Rreth orës 16 e 10 minuta të kësaj të marte një breshkë e madhe e llojit garrata ka dalë në breg të detit në afërsi të Rezidencës Qeveritare në Durrës.

Kanë qënë disa banorë ata që kanë mundur të shohin breshkën e të fiksojnë këto foto të siguruara për “BalkanËeb” nga gazetarja e News 24, Klodjana Haxhiaj.

Breshka në fjalë ishte e gjallë, ndërsa mësohet se peshkatarët e kanë pastruar atë dhe e kanë rihedhur sërish në det.

Gjatë muajit prill, një breshkë e tillë kishte renë në ujërat e peshkatarëve të zonës së Porto Romanos. Kujtojmë që Gjiri i Lalëzit dhe Patoku janë habitate të zhvillimit natyral të kësaj lloj breshke.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: