Përpara kampionatit elitar të futbollit gjerman, ishte Bundesliga 2 ajo që u kthye në fushë këtë të shtunë pas ndërprerjes më shumë se 2-mujore për shkak të Covid-19. Sfidat e para I treguan tifozëve se si do të jetë futbolli, të paktën derisa të shuhet pandemia.
Lojtarët u prezantuan me maska në fushë, teksa për t’u takuar u përdorën brrylat. Po ashtu, maskat si detyrim u mbajtën nga stafet teknike në pankinë, operatorët televizivë dhe personat e tjerë të lejuar në stadiumet pa tifozë.
(balkanweb)