TIRANË
Gazetarja dhe shkrimtarja Kozeta Zavalani ka publikuar fotot e të birit të dhunuar. Pak orë pasi denoncoi rrëmbimin e tij në protestë duke akuzuar policinë, ajo ka publikuar fotot e djalit Menduh Zavalani të gjakosur dhe me shenja e hematoma në fytyrë.
Zavalani shkruan se pas 9 orësh, neodiktatura me maska, pasi e dhunuan pa paralajmërim, ne mënyrë të pajustifikueshme e kriminale e liruan nga paraburgimi me dëmtime të rënda dhe detyrim paraqitjeje.
POSTIMI I PLOTË
Kam kaluar orë të tmerrshme në ankth. Më në fund, pas 9 orësh, neodiktatura me maska, pasi e dhunuan pa paralajmërim, ne mënyrë të pajustifikueshme e kriminale tim bir, Mend Zavalani, që mban emrin e paraardhësit e patriotit Menduh Zavalani e liruan nga paraburgimi me dëmtime të rënda dhe detyrim paraqitjeje. Krimi: qëndrimi në mbrojtje të Teatrit…Tani është i traumatizuar, me veshin e çarë, që ia qepën në spital, me hematoma në sy, kokë e kudo në trup, pasi ka qëndruar 9 orë në paraburgim dhe u lirua me detyrim paraqitjeje si pjesëmarrës I tubimeve të paligjshme…arkitekti që nuk donte veçse të mbronte një vlerë kombëtare!